Shkatërroi Barcelonën në “Camp Nou”, Mbappe edhe më larg Realit

3 golat e shënuar ndaj Barcelonës dhe fakti që Paris Saint Germain është shndërruar në një prej ekipeve pretendente për të fituar Champions League, kanë bërë që Kylian Mbappé të largohet edhe më tepër nga orbita e Real Madrid.

Ylli 22-vjeçar ishte objektivi kryesor i “Los Blancos” në merkato dhe sulmuesi dukej i bindur për t’u larguar nga PSG, por tashmë situata ka ndryshuar. Mbappe “është më larg se asnjëherë nga Real Madrid” ka thënë Jorge Valdano, sipas të cilit fituesi i Kupës së Botës duhet të qëndrojë në “Parc des Princes”.

Kontrata e sulmuesit me Paris Saintg Germain përfundon në verën e vitit 2022 dhe sipas raportimeve, Reali ishte gati të investonte shifra marramendëse për të siguruar shërbimet e futbollistit. Megjithatë, ish-drejtori sportive i madrilenëve, beson se pasi shkatërroi i vetëm Barcelonën, sulmuesi nuk do të largohet nga Parisi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?