Shkëlqeu në derbin ndaj Strakoshës, ja si u vlerësua sot Gjimshiti nga mediat italiane

Atalanta e Berat Gjimshitit, ka fituar në transfertë 1-3, ndaj Lazios, duke shtuar edhe më shumë shanset për të luajtur në Champions League sezonin e ardhshëm.

Protagonist në këtë ndeshje, ishte edhe mbrojtësi i kombëtares sonë, Berat Gjimshiti, i cili ndikoi në golin e tretë të devijuar në rrjetën e portës së tij nga Wallace.

“Mbron mirë dhe merr pjesë edhe te goli, por devijimi i Wallace ishte vendimtar”, shkruhet në vlerësimin e “Tuttomercatoweb”. Nota e tij ishte 6.5 , duke qenë një ndër më të vlerësuarit për skuadrën bergamaske.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?