Shkëlqeu te Partizani, sulmuesi pranë gjigantit turk

Ish-sulmuesi i Partizanit, Caleb Ekuban është shumë pranë kalimit te Trabzonspor.

Ganezi është aktualisht pjesë e skuadrës turke, por paraqitjet e 25 vjeçarit i kanë bindur drejtuesit që ta blejnë përfundimisht. Sipas asaj që shkruan “Fotomac” marrëveshja do të finalizohet në dy javët e ardhshme për një tarifë prej 1 milion eurosh.

Ekuban, kartonin e të cilit e zotëron skuadra angleze e Leeds United ka dalë nga akademia e italianëve të Chievos, por që nuk arriti kurrë të bëj hapin e madh. Huazimi te Partizani shërbeu si trampolinë për të, ku me të kuqtë realizoi një lumë golash. Pas kësaj paraqitje, ishte radha e Leeds United për ta huazuar, ku realizoi një gol në 12 takime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasi u bë e qartë se ai nuk do të ishte në planet e menaxherit të ri, Marcelo Bielsa, Ekuban u bashkua në gusht 2018 me Trabzonspor në formë huazimi. Ekuban ka bërë 29 paraqitje për Trabzonspor këtë sezon, duke shënuar tetë gola.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?