Shkëmbi: E shijova fitoren, shpirti i garës ishte vendimtar
Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi është shprehur shumë i lumtur me fitoren në Korçë ndaj Skënderbeut. Strategu u bregdetarëve theksoi se kishte emocione në duelin ndaj ish-ekipit të tij, por sipas tij djemtë treguan shpirt gare edhe pse luajtën për një pjesë loje me një lojtar më pak.
“Bëmë një pjesë të parë shumë të mirë, por personalisht më pëlqeu më shumë pjesa e dytë, jo për bukurinë, por për shpirtin garës që kishin lojtarët për rezultat pozitiv. Personalisht e di se sa e vështirë është të mbash rezultatin 1-0. Ndaj më pëlqeu.
Nuk diskutohet, mendoj që ishte meritë e Skënderbeut që na detyroi të luanim ashtu në pjesën e dytë, kishim synim të mbronim rezultatin e të bënim kundërsulme që nuk i arritëm asnjëherë. I gëzohem shpirtit të garës dhe besimit. Ekipi mendoj se kur ka besim, ka arritur pikën maksimale.
Latif ishte i dëmtuar, kishte probleme me kavilien, e mendova si zgjedhje taktike, vendosa të fus lojtarët që janë 100% që nuk kanë probleme se duhen lojtarë të tillë ndaj Skënderbeut. U ndjeva patjetër me emocione, pro e para respektoj punën time dhe djersën e lojtarëve, aty mund në 90 minuta. E shijova, për respekt të vetes dhe futbollistëve e klubit, ka kënaqësi kur mund ekipet më të mira dhe për mua Skënderbeu është ekipi më i mirë.
Kartoni i kuq? Gabimet janë për lojtarët në fushë, janë gjëra që ndodhin. Ndoshta hera e parë që isha në mëdyshje se çfarë zëvendësimi do të bëja. Vendosa të largoja Kallakun për arsyet e mia, duke lënë Prognin e Kamara për shpejtësi në fushë. Rezultati të jep të drejtë ose gabim pastaj në fushë”, deklaroi Shkëmbi.
KOHA JONË SONDAZH

