FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shkëmbi: I kënaqur me 1 pikë në këtë situatë, Ibraimi meriton notën 10!

Dinamo arriti që të merrte një barazim 1-1 ndaj Partizanit, edhe pse luajti për një pjesë loje me një futbollist më pak. Pas ndeshjes trajneri Shkëmbbi është shprehur i kënaqur, duke vlerësuar mbi të gjitha kapitenin Ibraimi.

“1 pikë në këtë situatë, më vjen mirë për lojtarët që luftuan dhe arritën atë minimumin e mundshëm. Sofranac? Unë mendoj që duke e njohur Sofranac nuk ka nevojë për kritika, është lojtar stabël, bëhen gabime në atë moment që se pret. Më erdhi keq sepse po bënim një lojë të mirë dhe do ishte bukur ta vazhdonim të barabartë ndeshjen.

Ndoshta mund të dilte më shpejtë Ibraimi, por mendova të ndërroj krahët duke futur lojtar të shpejtë. Mendova që lej Ibraimin si pika e referimit tonë, ishte lojtari që vendoste në presion kundërshtarin, meriton notën 10. Po të ndërroja Ibraimin nuk i dihej se ça do të ndodhte.

Swiss Digital Desktop Reklama

6 pikë? Mendoj që ndoshta 6 pikë nuk janë pozitive, nuk janë ato që donim, por personalisht duke marrë parasysh se çfarë ka ndodhur jam i kënaqur. Patjetër që kemi mundësi më shumë dhe ja i bindur që ndeshje pas ndeshje do të jemi më efikas për të marrë pikë”, deklaroi Shkëmbi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?