Shkëmbi: Tirana do të kërkojë hakmarrjen, ishalla na shohin sërish si të vegjël
Pas fitores në derbin e luajtur për Kupën e Shqipërisë, Dinamos do të synojë që të marrë një tjetër rezultat pozitiv ndaj Tiranës, por këtë herë për llogari të kampionatit. Trajneri i “bluve”, Bledi Shkëmbi ka folur në prag të ndeshjes, duke analizuar kundërshtarin.
“Fitorja në Kupë na jep më shumë moral dhe qetësi. Jemi të bindur që ndeshja e kampionatit ndryshon nga ajo e Kupës. Në futboll dëmtimet ndodhin, fat i keq për ne, por lojtarët që do të luajnë do të bëjnë mirë. Ne do të rritemi ditë pas dite, ndeshje pas ndeshje.
Vazhdoj të them se kemi bërë një kampionat të mirë sa i përket lojërave, do të donim të kishim më shumë pikë. Kemi humbur pikë edhe për gabimet tona, por në fund të kampionatit çdo ekip do të marrë atë që meriton.
Në futboll është fusha që tregon çdo gjë, Skuka bëri shumë mirë dhe na ka dhënë shpresa për përmirësim. Unë dy ndeshjet e fundit në kampionat dhe të Kupës i cilësoj si më të mirat. Është gjë tjetër të humbësh dhe gjë tjetër të bësh analizën e ekipit.
Dëgjoj shumë se Tirana na nënvlerësoi. Tirana s’po luante me ekipin e kalamajve, por me Dinamon. Ishalla na shikon Tirana dhe nesër si të vegjël, por duke i rikthyer dhe një herë që do të jetë ndeshje tjetër, pasi Tirana do të kërkojë të reagojë, por ne do të synojmë bëjmë akoma më mirëu shpreh Shkëmbi.
KOHA JONË SONDAZH

