FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shkëmbin e kënaq barazimi me Kukësin

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, e mendon ndeshjen e sotme si pozitive, duke llogaritur që ka marrë një barazim ndaj Kukësit që ka pretendime në këtë sezon.

Për “SuperSport”, pas sfidës ai deklaroi se ky rezultat i shkonte për shtat skuadrës së tij.

“Nuk e lëshuam lojën, është edhe meritë e kundërshtarit që të vë nën presion, kërkuam që edhe e dyta të ishte si e para, por nuk arritëm që në fushë të bënim atë që folëm në pushim. I kuptoj futbollistët që rezultati 1-0 të bën të rrish mbrapa, por për fat të keq e pësuam. Jam i kënaqur me lojtarët, u munduam të japim maksimumin e të fitonim, por barazimi ndaj Kukësit që ishte pretendent në fillim të sezonit për titull, nuk është rezultat i keq”, deklaroi tekniku i durrsakëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?