FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shkëndija e Tetovës kërkon Agollin

Ansi Agolli është një ndër lojtarët me më shumë përvojë në skuadrën tonë përfaqësuese, për këtë arsye pas tërhejqes së Lorik Canës, dyshimet e trajnerit De Biasi në lidhje me shiritin nuk ishin të shumta, dhe tiranasi u gradua kapiten i skuadrës. Aktualisht 34 vjeçari aktivizohet prej 6 sezonesh në kampionatin e Azerbaizhanit me ekipin e Qarabagut.

Agolli vlerësohet me nota të larta nga drejtuesit dhe trajneri i kësaj skuadre Gurbanov, duke qënë një pikë referimi në repartin e mbrojtjes. Megjithatë duket se dalëngadalë po i  vjen  fundi aventurës së Ansit në klubin me bazë në Baku.

Kapiteni i kombëtares shqiptare e ka pohuar disa herë se dëshrion ta mbyllë karrierën tek skuadra e tij e lindjes, Tirana, por mund të ketë një tjetër etapë përpara se Agolli të vishet sërish bardheblu. Shkëndija e Tetovës duket mjaft e interesuar për ta afruar në skuadër 34 vjeçarin dhe ka nisur kontaktet e drejtpërdrejta me mbrojtësin kuqezi, madje duke përdorur si ndërmjetës një tjetër futbollist, Ardian Cuculin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Oferta që i parashtrohet Agollit është 2 vjeçare me terma financiare të rëndësishëm të cilat për momentin nuk bëhen publike. Ndoshta edhe për vetë lojtarin  do të ishte një aventurë tërheqëse në një skuadër me shqiptarë që merr pjesë në kampionatin maqedonas të futbollit. Dëshira e Shkëndisë është maksimale, tashmë i mbetet Ansit të japër përgjigjen përfundimtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?