Shkëndija mundet në Norvegji, por një gol mban gjallë shpresat për kualifikim (VIDEO)

Shkëndija e Tetovës është mundur 3-1 nga Rosenborgu në ndeshjen e parë të fazës “Play Off”, por ka lënë të hapur kualifikimin për ndeshjen e kthimit. 45 minutat e para u dominuan totalisht nga ekipi norvegjez që shënoi tre gola.

Jeblai zhbllokoi ndeshjen në minutën e 11-të me një super gol, ndërkohë që katër minuta më pas Bendtner realizoi golin e dytë. Një minutë nga fundi i fraksionit të parë Levi shënoi dhe golin e tretë.

Në minutën e 76-të, ishte braziliani Stenio Junior i cili shënoi golin e vetëm për kuqezinjtë e Tetovës, i cili i mban ende në garë për kualifikim. Shkëndijës tashmë i mjafton një fitore me rezultatin 2-0, për të kaluar për herë të parë në grupet e Ligës së Europës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndeshja e kthimit, do të luhet një javë më vonë në arenën “Filipi II” të Shkupit.

Swiss Digital Mobile Reklama



SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?