FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shkëndija pret Rosenborgun për të hyrë në histori

Shkëndija e Tetovës do të presë sonte në orën 20:15 gjigantët norvegjezë të Rosenborgut, në sfidën e kthimit të Play Off-it të Europa Leagues. Kuqezinjtë do të tentojnë historinë në stadiumin “Filipi II”, pasi do të zbresin në fushë me synimin për të eliminuar kundërshtarët dhe për të arritur për herë të parë në fazën e grupeve.

Rezultati i ndeshjes së parë, 3-1 për Rosenborgun, nuk është shumë shpresëdhënës, por loja e Shkëndijës në “Lerkendal Stadium”, bën që trajneri Qatip Osmani të shpresojë në një rezultat të mjaftueshëm për t’u kualifikuar më tej.

Kuqezinjtë e nisën eksperiencën europiane me eliminatoret e Champions League, ku arritën deri në turin e tretë dhe u eliminuan nga austriakët e Salzburgut, ndërsa më pas vijuan në Play Off-in e Europa Leagues.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?