Shkodër, shoqërohen 10 tifozë të Tiranës, hodhën kapsolla në tribunë pas ndeshjes me Vllazninë
Sporti E Shtunë, 8 Maj 2021 10:26
Polica e Shkodrës ka shoqëruar 10 tifozë të Tiranës me akuzën për prishje të qetësisë publike.
Sipas policisë, pas përfundimit të ndeshjes mes Vllaznisë dhe Tiranës që u mbyll me rezultatin e barabartë 0-0, disa tifozë të Tiranës kanë hedhur kapsolla në tribunë.
Ndërkohë, disa tifozë të Tiranës vazhdojnë ende të qëndrojnë në stadium pas mbylljes së ndeshjes disa minuta më parë.

