Shkodran Mustafi, nën radarin e Barcelonës

Shkodran Mustafi mund të ndryshojë sërish destinacion, pas kalimit tek Valencia në fillim të këtij sezoni. Mbrojtësi me origjinë shqiptare që luan për Kombëtaren e Gjermanisë është vënë në shënjestrën e Barcelonës që ka gjetur në Valencia tregun ideal për forcimin e mbrojtjes. Një vit më parë katalanasit arritën të nënshkruanin me mbrojtësin Jeremy Matheu.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat iberike sipas të cilave, kampioni i botës është një prej objektivave për forcimin e repartit të tërhequr për muajin Janar pasi merkatoja e klubit katalanas është bllokuar nga FIFA deri në vitin 2016.

Ish- mbrojtësi i Sampdorias mund të nënshkruajë një para-kontratë me Barcelonën dhe më pas transferimi zyrtar mund të finalizohet në fillim të vitit tjetër.  Gjatë sezonit të parë në La Liga, Mustafi ka arritur të bindë trajnerin Nuno Espirito Santo me paraqitjet e tij duke rrëmbyer një vend titullari.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbrojtësi 23-vjeçar nga Gostivari numëron 31 ndeshje zyrtare dhe 4 gola të shënuar gjatë këtij sezoni, duke e ndihmuar Valencian në garën për një vend në UEFA Champions League sezonin e ardhshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Karrierën si profesionist e nisi në vitin 2009 me skuadrën e Evertonit dhe më pas u aktivizua për 4 sezone në radhët e Sampdorias.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi sot: Edi Rama apo Sali Berisha?