Shkriniar dhe Ranokia shpëtojnë nderin e Interit (VIDEO)
Në momentin më të vështirë të Interit, zgjidhja vjen nga mbrojtja. Dyshja e qendrës Shkriniar dhe Ranokia kanë zgjidhur “hallet” e Spaltit duke zhbllokuar një duel delikat. Zikaltrit mundin 2-0 Beneventon dhe rimarrin vendin e tretënë renditje.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërkohë që në fraksionin e dytë, Milan Shkriniar do të zhbllokonte rezultatin në minutën e 66-të me një goditje me kokë. 3 minuta më pas nga një tjetër goditje standarde është Andrea Ranokia që gjen rrugën e rrjetës. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

