Shkroi historinë me Shqipërinë, De Biasi mund të marrë drejtimin e Kosovës

Kosova vendosi largonte trajnerin Bernard Challandes, pas më shumë se tre vitesh e gjysmë dhe nga dita e sotme drejtuesit e Federatës së Futbollit atje janë vënë në lëvizje për të gjetur pasuesin e 70-vjeçarit zviceran.

Një ndër kandidatët është edhe Giani De Biasi, trajner që shkroi historinë me Shqipërinë, duke e kualifikuar për herë të parë në Kampionatin Europian. Tekniku italian aktualisht është në krye të pankinës së Azerbajxhanit, por i skadon kontrata në muajin nëntor dhe me shumë mundësi nuk do të rinovojë për shkak të rezultateve.

Supersport raporton se De Biasi është joshur nga ideja për të marrë drejtimin e Kosovës dhe u ka hapur dritën jeshile negociatave, që mund të nisin së shpejti mes palëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?