FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shkurtoi pagën me 50%, por Messi mbetet sërish më i paguari në botë (VIDEO)

Lionel Messi duket se ka vendosur që të qëndrojë te Barcelona, teksa tashmë pritet vetëm firma zyrtare për rinovimin e kontratës për 5 sezone, por me një pagë të reduktuar me 50 për qind. Ylli argjentinas gjithsesi mbetet futbollisti më i paguar në botë me 1.4 milionë euro në javë.

Pas Messit, qëndron rivali i tij Cristiano Ronaldo me 1.1 milionë euro në javë. Portugezi ka edhe një vit kontratë të mbetur me Juventusin, teksa nuk përjashtohet as një ofertë tunduese nga PSG. Te skuadra franceze ndodhet futbollisti i tretë më i paguar Neymar, me 710 mijë euro në javë.

Luis Suarez dhe Griezmann ndërkohë kompletojnë listën e 5 futbollistëve më të paguar me 675 mijë euro në javë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?