Mashtroi me taksat, Modriç paguan 1 mln euro për të evituar burgun
Mesfushori i Real Madridit, Luka Modriç do të paguajë një milion euro në autoritetin e taksave në Spanjë, për t’ju shmangur një dënimi me burg pasi ai ka shmangur pagesën e tatimeve. Lajmi raportohet nga “El Mundo”, teksa futbollisti kroat nuk ka qenë i stërvitjen e së martës, për të qenë i pranishëm në gjyq.
Modriç akuzohet për mashtrim në tatime në vitin 2013 dhe 2014, teksa do t’i duhet të paguajë një shumë prej 870 mijë euro. 290 për vitin 2013 dhe 580 mijë për vitin 2014 dhe duke marrë në konsideratë edhe interesat, shuma shkon në 1 milionë euro,
Modriç nuk është i pari dhe as i fundit që detyrohet të paguajë për mashtrime me taksat pasi një gjë të tillë e ka bërë dhe Krisiano Ronaldo dhe Lionel Mesi. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

