“Shokon” Maradona: Isha afër vdekjes
Diego Armando Maradona mund të largohet nga Dorados.
Është ky lajmi i bujshëm që vjen nga mediat meksikane, që zbulojnë se ish-ylli i Napolit ka vendosur të largohet nga klubi i Kategorisë së Dytë në Meksikë në fundin e sezonit. Shkak duket se është bërë dështimi për herë të dytë për tu ngjitur në elitën.
“Jam i trishtuar për lojtarët, jo për veten time. Unë kam fituar, humbur dhe jam tërhequr në jetë. Isha në prag të vdekjes, kështu që kjo nuk më bën aspak përshtypje mua. Më besoni, sot jam i trishtuar“.-tha Maradona pas humbjes 1-0 në finalen e Clausura ndaj Atletico San Luis.
Sipas asaj që raporton “Marca” 58-vjeçari është në orbitën e ekipit meksikan të Xolos de Tijuana, por edhe të disa skuadrave të Amerikës së Veriut.
KOHA JONË SONDAZH

