Shoku i CR7 sulmon Modric: S’duhej të ishte as mes 3 finalistëve të “Topit të Artë”

Luka Modric ishte fitues i të gjitha çmimeve individuale në vitin 2018, duke fituar garën me Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin. Ai u vlerësua si futbollisti më i mirë nga UEFA, FIFA dhe nga “Topi i Artë”. Një nga shokët e ekipit te Portugalia, Luis Nani mendon ndryshe për vlerësimet.

“Modric është një futbollist shumë i mirë në rolin e tij. Por, në të vërtetë, nuk e meritonte ta fitonte “Topin e Artë” para Ronaldos, Messit, Neymar e ndonjë tjetri. Ronaldo do të kishte qenë fituesi i drejtë i këtij çmimi për vitin 2018. Duhet të biem të gjithë dakord se lojtarët më të mirë në botë janë ata, që vendosin fatin e ndeshjeve në mënyrë individuale, që bëjnë ndryshimin në klubet e tyre.

Kjo është ajo që ka ndodhur me Ronaldon, i cili ishte deri në verë në të njëjtin ekip me Modric. Vetëm në korrik u transferua te Juventusi dhe ende vazhdon të thyejë rekorde.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pozicioni dhe forca konkurruese e Ronaldos, si fizike, ashtu edhe mendore, është e paarritshme nga askush. Ai është konkurruesi më i madh, përveç në PlayStation, lojë të cilën nuk di ta luajë”, deklaroi Luis Nani.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?