Shorti i vuri përballë “topçinjtë”, Drejtori Sportiv i Milanit: Më vjen keq për Arsenalin!

Milani nuk kishte aspak në goglat e hedhura në Nion, pasi në fazën e 1/8-ve do të ketë një rivalë shumë të vështirë si Arsenli.  Një ndeshje me aromë Championsi. Teksa ka folur pas hedhjes së shortit, drejtori sportiv i Milanit, Mirabeli, në formë humori: “Më vjen keq për topçinjtë e Londrës që do të na kenë ne përballë.  Jam i lumtur që do të kemi një kundërshtar si Arsenali i Venger pasi është më mirë të ndeshesh me një skuadër të rëndësishme si ata, në këtë pikë ku kemi arritur”.

Por menaxheri i skuadrës, Kristian Abiati ka qenë më me këmbë në tokë. Ai tha se në një takim të tillë kërkohet edhe mbështetja e tifozëve për ta kaluar kundërshtarin.

“Në San Siro e më pas në Emirates Stadium do të jemi dëshmitarë të dy ndeshjeve plot sharm. Përballja me ta në këtë moment është diçka pozitive për ne. Ky grup mund t’ia dalë të bëjë gjëra të mira”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?