Shorti për U-21, Shqipëria për herë të parë në grup me Kosovën
Sot është hedhur shorti për kualifikueset e Kampionatit Europian Under-21 dhe për herë të parë në histori do të kemi një derbi zyrtar, sepse Shqipëria do të përballet me Kosovën. Shorti na ka vendosur në grupin 3, ku kokë serie është Anglia favorite, ndërkohë që Austria, Turqia e Andorra janë kundërshtarët e tjerë.
GRUPI 3
Angli, Austri, Turqi, Kosovë, Shqipëri, Andorrë
Në bazë të rregullores, kombëtarja që fiton grupin kualifikohet automatikisht për në fazën finale. 8 skuadrat e vendeve të dyta që kanë më shumë pikë në grup duke përjashtuar përballjet me vendet e gjashta, do të ndeshen mes tyre për të përcaktuar edhe 4 kombëtare që shkojnë në fazën finale.
Kualifikueset e Europianit do të nisin në 18-20 mars:
18–20 mars 2019
3–11 qershor 2019
2–10 shtator 2019
7–15 tetor 2019
11–19 nëntor 2019
23–31 mars 2020
31 gusht–8 shtator 2020
5–13 tetor 2020
Play-off: 9–17 nëntor
Finalet: qershor 2021
Our #YoungLions‘ qualifying opponents for 2021’s #U21Euro in Hungary and Slovenia have been confirmed:
?? Austria
?? Turkey
?? Kosovo
?? Albania
?? Andorra pic.twitter.com/G6B7zefU36— England (@England) December 11, 2018
KOHA JONË SONDAZH

