Shpallet fajtor biznesmeni që organizoi udhëtimin ku gjeti vdekjen Emiliano Sala

Biznesmeni që organizoi fluturimin fatal të futbollistit argjentinas, Emiliano Sala, është shpallur fajtor për akuzën e vendosjes së jetës së të tjerëve në rrezik në fluturim.

67-vjeçari David Henderson, ishte ndërmjetësi që organizoi udhëtimin me avion privat të 28-vjeçarit, nga Franca për në Britaninë e Madhe, ku do të nënshkruante një kontratë me skuadrën Cardiff City. Skuadra uellsiane sapo e kishte blerë sulmuesin nga Nantes për 17 milionë euro.

Por avioni i vogël ku udhëtonin Sala dhe piloti David Ibbotson u përplas në det në Kanalin e La Manshit më 21 janar 2019. Trupi i lojtarit u gjet në avion dy javë pas incidentit, në një thellësi prej 67 metrash. Ndërsa trupi i pilotit 59-vjeçar nuk është gjetur.

Swiss Digital Desktop Reklama

7 orë e gjysmë ju deshën jurisë për të shpallur fajtor Henderson, ndërsa dënimi do të jepet më 12 nëntor, në një tjetër seancë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?