Shpërthen legjenda e Interit: Handanovic duhet të bëjë një kontroll për sytë!
“Lojtarët janë, ndoshta Spalleti nuk arrin që t’i kuptojë”. Këto janë fjalët e Sandro Mazzola, ish-legjenda e Interit, i cili ka dhënë një prononcim për RMC Sport për të analizuar gjendjen e Interit: “Ekipi nuk ka mentalitet sepse lojtarët janë. Spalleti nuk duhet të dorëzohet, por duhet të punojë më fort për të kuptuar më mirë lojtarët.
Dalja e Handanovic? Nëse do të isha në vendin e tij, do të bëja një kontroll për sytë për të parë më mirë daljet që bëj. Ai duhet të qëndrojë i përqendruar për 90 minuta.
Lautaro Martinez u aktivizua vetëm 3 minuta? Martinez mund të zgjidh ndeshjet. Përse duhet të luante aq vonë? Ndoshta nuk ka këmbët dhe kokën për të luajtur më shumë”. /Koha Jonë/

KOHA JONË SONDAZH

