FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Shpërthen” ylli i kombëtares së shpresave, Panionios merr fitoren e parë

Panionios është kthyer te fitorja në Superligën greke, kjo edhe falë dopietës së sulmuesit të kombëtares shqiptare U-21, Florin Durmishaj.

21 vjeçari shënoi në minutat 37-të dhe 50-të në transfertën e Smyrnis, duke vulosur rezultatin përfundimtar në 2-0.

Kjo është fitorja e parë që Panionios merr në këtë sezon të kampionatit, dhe hedh pas krahëve 3 disfatat në javët e fundit. Pas javës së 5-të Panionios gjendet në vendin e 12-të në kuotën e 4 pikëve, ndërkohë që Smyrnis nuk e ka shijuar ende pikën e parë në këtë sezon.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?