Shpiket roboti që vrapon dhe kapërcen pengesat si të ishte njeri (VIDEO)

U deshën tre vite që ta krijonin dhe tashmë arritën rezultatet që kërkonin. Inxhinierët e kompanisë “Boston Dynamics” kanë arritur të krijonë robotin që mund të vrapojë dhe të kërcejë si një njeri.

Ai quhet Atlas dhe mund të imitoj lëvizjet e një njeriu pa ndonjë problem. Madje ai mund të kaloj pengesat që i dalin përpara kur është në natyrë duke vrapuar.

Robot built by Boston Dynamics can run and jump

Tre vite më parë Boston Dynamics kishin arritur ta krijojnë një robot që vrapon me ndihmën e një makinerie përcjellëse, ndërsa tani kanë krijuar robotin me pamje të njeriut që vrapon dhe fal sensorëve të avancuar detekton pengesat që i dalin përpara, shkruan “The Guardian”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Videoja e publikuar më poshtë shfaq Atlasin duke vrapuar që sipas krijuesve të tij e kanë përshkruar si ushtrime mëngjesi. Ai madje me raste mund të vrapojë edhe me shpejtësi të madhe, ndërsa lëvizjet e tij janë shumë të ngjashme me ato të njeriut.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?