Shpresat e mbyllin me një barazim spektakolar ndaj Estonisë, shkëlqen Seferi (VIDEO)

Kombëtarja Shpresa nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2-2 në ndeshjen e fundit të kualifikueseve të Europianit ndaj Estonisë. Edhe pse gjithçka është mbyllur sa i përket kualifikimit, të besuarit e Alban Bushit, bënë një paraqitje shumë të mirë në transfertë. Taulant Seferi, i dha avantazhin e kuqezinjve në minutën e 12-të. Mesfushori i talentuar depëroi mjaft mirë në portën kundërshtare, duke arritur që të realizojë në fund edhe pse ishte në një pozicion disi të prirët. Kundërpërgjigja e Estonisë erdhi në minutën e 32-të, teksa Liivak, përfitoi nga një përgjumje e mbrojtjes sonë, që i dhuroi vetë topin.

Sulmuesi estonez humbi një penallti në minutën e fundit shtesë të pjesës së parë.Pjesa e dytë foli sërish për ekipin tonë që arriti të gjente edhe golin e avantazhit me të njëjtin autor, Seferin, i cili tregoi një qetësi vrastare hyrje të zonës kundërshtare. Gjithsesi skuadra e Bushit nuk arriti që të administronte rezultatin, pasi Liivak shënoi pas një tjetër përgjumje të mbrojtjes sonës. Pas këtij barazimi Shqipëria mban vendin e parafundit në renditjen e grupit 2, me 7 pikë, 5 më shumë se Estonia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?