Shpresat luajnë sfidën e fundit, ja formacioni ndaj Estonisë
Shpresat do të luajnë pas pak minutash ndeshjen e fundit në grupin B, për eliminatoret e Europianit.
Në transfertë ndaj Estonisë do të kërkohet fitorja për të mbyllur me një 3 pikësh aventurën në këto eliminatore, me kundërshtarin përballë që ka vetëm 1 pikë në klasifikim dhe mban vendin e fundit në grup.
Bushi ka vendosur ta nisë nga minuta e parë me Kastratin në portë, ndërsa vija e parë e sulmit përbëhet nga Mala, Mucolli dhe Sahiti.
Estonia U21: Vaikla, Lilander, Purg, Kusk, Jarvelaid, Slein, Kaldma, Ainsalu, Riberg, Jarva, Livak. Trajner: Karel Volaid
Shqipëria U21: Kastrati, Kryeziu, Maloku, Tafa, Toli, Sulejmanov, Laçi, Bare, Mala, Mucolli, Sahiti. Trajner: Alban Bushi

KOHA JONË SONDAZH

