FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shqipëri- Izrael, Duka: Zhvendosja e stadiumit për arsye sigurie

I rezervuar në detaje dhe pa konfirmuar se cila federatë kërkoi realisht zhvendosjen e takimit Shqipëri–Izrael nga “Loro Boriçi” në “Elbasan Arena”, numri një i futbollit shqiptar, Armando Duka pranon se arsyet e sigurisë sollën një zhvendosje të tillë.

Kushtet jo sportive bënë që UEFA të përcaktojë luajtjen e këtij takimi në Elbasan shton Duka.

Pyetjes nëse frika qëndron tek aktet terroriste dhe a ka patur ndërhyrje të shërbimeve sekrete, kreu i federatës preferon të mos i përgjigjet drejtëpërdrejtë, por thekson se kushtet jo sportive ishin shkaku i ndryshimit të vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por cfarë ka më shumë “Elbasan Arena” se sa “Loro Borici”?

Swiss Digital Mobile Reklama

Tre ditë përpara takimit në Tiranë kanë mbërritur agjentet special të Izraelit, ç’ka tregon se frika e sulmeve terroriste është prezente.

Stadiumi “Loro Boriçi” nuk plotëson kushtet e sigurisë dhe është i patestuar në këtë aspekt.

Madje në këtë impjant mungon edhe pajisja e bllokimit të valëve të operatorëve celularë, siç ndodh në Elbasan.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?