FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shqipëri-Izrael, ja çfarë vendos FSHF-ja

Federata Shqiptare e Futbollit, pasi ka marrë njoftimin e FIFA-s, që ndeshja eliminatore për Kupën e Botës “Rusi 2018”, Shqipëri-Izrael e planifikuar për tu luajtur më 12 nëntor 2016, nuk do të zhvillohet në Shkodër, por për arsye sigurie do të luhet në Elbasan. Në lidhje me këtë arsye, FSHF njofton të gjithë sportdashësit se:

1.Bileta e paguar për ndeshjen Shqipëri-Izrael, është e vlefshme njësoj nga pikëpamja monetare.

2. Ajo duhet konvertuar, nga bileta për stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, në biletë për Stadiumin “Elbasan Arena”.

Swiss Digital Desktop Reklama

3.Proçedura për konvertimin e biletave, kryhet në të gjitha pikat e shitjes së FSHF, në Tiranë, Shkodër dhe Elbasan.

Swiss Digital Mobile Reklama

4.Personi i pajisur me biletë fizike, duhet të paraqitet në një nga pikat, e deklaruara më poshtë, për të bërë konvertimin në biletën e re fizike.

5.Për biletat elektronike të cilat janë blerë në internet, konvertimi do të bëhet nëpërmjet adresës së email: bileta@t-ticket.al. Nga kjo adresë do t’ju dërgohen biletat e konvertuara.

Federata Shqiptare e Futbollit, kërkon mirëkuptimin e të gjithë sportdashësve për këtë proçedurë të re, e cila është imponuar nga kushtet e krijuara. Veprimet , për të bërë ndryshimet e mësipërme, fillojnë që nesër, pas orës 10.00. Ja adresat ku mund të kryhen veprimet:

a.Tiranë: Dyqani i FSHF (dalja e Rrugës së Elbasanit)
b.Tiranë: Biletaria e Stadiumit “Selman Stërmasi”
c.Shkodër: Biletaria e Stadiumit “Loro Boriçi”
d.Elbasan: Biletaria e Stadiumit “Elbasan Arena”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?