FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shqipëria U-19 dështon në miqësoren e dytë, mundet 1-4 nga Islanda

Skuadra e U-19 të Shqipërisë ka dështuar në testin e dytë miqësor ndaj Islandës, e zhvilluar në “Elbasan Arena”. Formacioni i drejtuar nga Erjon Bogdani u mposht me rezultatin e thellë 1-4, duke zhgënjyer.

Kuqezinjtë e rinj u kapën në befasi që në minutën e pestë nga Heimison, ndërsa në fund të pjesës së parë Andrason i çoi shifrat në 0-2. Shqipëria arriti të ngushtonte përkohësisht diferencën me Nezhën fillimim të pjesës së dytë, por islandezët shënuan edhe dy herë të tjera me të njëjtin autor, Arnorson, për rezultatin përfundimtar 4-1.

Në takimin e parë miqësor me Islandën, vetëm pak ditë më parë, Shqipëria U-19 fitoi me rezultat minimal 1-0 me gol të Muçit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?