Shqipëria dhe Kosova fitojnë një pozicion në renditjen e re të FIFA-s
Kombëtarja Shqiptare fiton një pozicion në renditjen e përgjithshme të FIFA-s për muajin shkurt. Kuqezinjtë e Panuçit edhe pse nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje gjatë muajit të fundit, sërish kanë rikuperuar një vend. Kuqezinjtë ka përfituar nga rënia e Algjerisë në vendin e 60-të, duke u ngjitur në të 59-in.

Kosova gjithashtu ka fituar një pozicion. Një muaj më parë “dardanët” klasifikoheshin të 178-ët, por rrëshqitja me 7 vende e Belizes, i ka dhënë mundësinë Kosovës të përmirësojë minimalisht renditjen e saj.

Nuk ka asnjë ndryshim në 10 vendet e parë. Vazhdon të mbajë kryesimin Gjermania, e ndjekur nga Brazili, Portugalia, Argjentina, Belgjika, Spanja, Polonia, Zvicra, Franca dhe Kili.

KOHA JONË SONDAZH

