FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shqipëria U 19 mposhtë Greqinë para syve të Panuçit

U-19 e drejtuar nga Erjon Bogdani ka arritur suksesin e radhës në turneun “Roma Caput Mundi”. Kombëtarja shqiptare e futbollit mosha ka mundur në ndeshjen e dytë përfaqësuesen e Greqisë me rezultatin e pastër 2-0.

Kuqezinjtë tanë kanë shënuar nga një gol për pjesë. Në pjesën e parë ishte Samuel Nezha, i cili ka ekzekutuar saktë nga pika e penalltisë, ndërkohë që në fraksionin e dytë Patrik Pasha vulosi suksesin e Shqipërisë. Dueli i radhës është ditën e enjte ndaj C.R Lacio. I pranishëm gjatë ndeshjes, ka qenë edhe trajneri i përfaqësueses A, Christian Panucci, i cili ka vëzhguar futbollistët e rinj.

Kujtojmë që në vitin 2017 skuadra U-19 u shpall fituese e turneut, pasi mundi në finale Rumaninë U19.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?