Shqipëria e Bogdanit pëson humbjen e dytë, mundet edhe nga Norvegjia

Kombëtarja shqiptare e futbollit mosha U-19 e drejtuar nga trajneri Erjon Bogdani është mundur nga përfaqësuesja e Norvegjisë U-19, Shqipëri 0-1 Norvegji në ndeshjen e vlefshme për turneun zyrtar që po zhvillohet në vendin tonë. Përballja ndaj norvegjezëve u luajt sot në stadiumin “Niko Dovana” të qytetit të Durrësit.

Për kuqezinjtë kjo ishte ndeshja e tretë e turneut pas asaj të datës 10 tetor ku u mundëm minimalisht nga Ukraina. Dhe datës 13 tetor, Sllovaki 3-0 Shqipëri. Përfaqësuesja U-19 e filloi ndeshjen me këtë formacion: Alia,Ismailgeci, Pjetri, Rama, Karica, Lakti (’82 Frroku), Gkertsos (’56 Halili), Isufi, Doda, Celhaka (’74 Koci), Nezha.

Kjo është renditja përfundimtare e grupit 8:

Swiss Digital Desktop Reklama

Ukrainë         6 pikë

Swiss Digital Mobile Reklama

Norvegji        6 pikë

Sllovaki         6 pikë

Shqipëria      0 pikë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?