Shqipëria e pret prej vitesh, Zivcra e fton në Botëror
Gazeta prestigjioze zvicerane “Blick” ka zbuluar listën e gjerë të Vladimir Petkoviç për Kampionatin Botëror. Në listën e gjerë prej 35 lojtarëve bën pjesë edhe sulmuesi shqiptar, Albian Ajeti, i cili është shënuesi më i mirë në Superligën e Zvicrës me 16 gola.
Nëse do të ftohej në Botëror, do të ishte një hap i madh në karrierën e tij. Ai ka pasur disa ftesa nga Shqipëria, por në fund ka vendosur për të luajtur me Zvicrën. Ndërkohë që vëllai i tij, Arlind Ajeti luan për kuqezinjtë.
Jashtë është lënë Florent Hadërgjonaj, i cili refuzoi Kosovën për Zvicrën, por mesa duket kjo gjë nuk i ka bërë përshtypje trajnerit Petkoviç. Konkurrenca e madhe me Lishtajner, Lang dhe Vidmer ja kanë bërë të vështirë zgjedhjen Petkoviç.
Ndërkohë, si zakonisht janë ftuar Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Blerim Xhemaili dhe Admir Mehmedi.
Lista me 35 lojtarët e ftuar: Yann Sommer, Roman Burki, Marëin Hitz, Yvon Mvogo, Stephan Lichtsteiner, Michael Lang, Silvan Vidmer, Kevin Mbabu, Nico Elvedi, Manuel Akanji, Fabian Schär, Johan Djourou, Timm Klose, Ricardo Rodriguez, François Moubandje, Granit Xhaka, Denis Zakaria, Blerim Xhemaili, Valon Behrami, Gelson Fernandes, Remo Freuler, Edimilson Fernandes, Luca Zuffi, Fabian Frei, Djbril Sow, Xherdan Shaqiri, Breel Embolo, Admir Mehmedi, Steven Zuber, Haris Seferoviq, Josip Drmiq, Mario Gavranoviq, Eren Derdiyok, Dimitri Oberlin dhe Albian Ajeti.
KOHA JONË SONDAZH

