FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shqipëria grumbullon Egli Kajën, Metz bëhet pengesë për Balliun

Kombëtarja shqiptare bën një tjetër ndryshim në listën e të grumbulluarve të kombëtares shqiptare për dy sfidat e muajit nëntor ndaj Skocisë në “Nations League” dhe miqësoren ndaj Uellsit. FSHF me një komunikatë në faqen zyrtare ka bërë të ditur se për këto dy takime është grumbulluar Egli Kaja.

Për lojtarin e Livingston në kampionatin skocez ky është grumbullimi i dytë me kuqezinjtë, vetë lojtari e ka konfirmuar lajmin duke u shfaqur shumë i lumtur për këtë thirrje të radhës që ka marrë nga Panucci. Megjithatë grumbullimi i Kajës lidhet mësëshumti me faktin që Metz ka penguar sërish Ivan Balliun të bashkohet me Shqipërinë edhe pse ftesa për lojtarin në adresë të klubit francez është dërguar 13 ditë përpara se të niste grumbullimi.

Ja dhe komunikata e plotë e FSHF në lidhje me Egli Kajën

Swiss Digital Desktop Reklama

Kombëtares shqiptare të futbollit për dy ndeshjet e radhës që do të zhvillojmë, të parën ndaj Skocisë dhe ndeshjen e dytë ndaj Uellsit do të grumbullohet sulmuesi Egli Kaja. Kaja që aktivizohet në radhët e Livingston FC do ti bashkohet kuqezinjve të drejtuar nga Christian Panucci ditën e nesërme për të përgatitur përballjen zyrtare që Shqipëria do të zhvillojë në datën 17 nëntor ora 20:45 përballë Skocisë në “Loro Borici” dhe miqësoren e datës 20 nëntor ndaj Uellsit në “Elbasan Arena” ora 20:00.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?