FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shqipëria me dy mungesa të sigurta në ndeshjen ndaj Skocisë

Shqipëria ka edhe vetëm një ndeshje për të luajtur në Ligën e Kombeve, teksa më 17 Nëntor, ora 20:45 do të presë në “Elbasan Arena” Skocinë, në një sfidë ku fitorja është një detyrim.

Kjo pasi çdo rezultat tjetër përveç 3 pikëve, do të bënte që kuqezinjtë të përfundonin në vendin e fundit të grupit dhe të binin në Ligën D, për edicionin e ardhshëm të këtij kompeticioni. Gjithsesi mbrëmja e djeshme ishte vërtetë e pafat për kuqezinjtë e Panuccit, pasi përveç humbjes së pamerituar përballë Izraelit, tekniku italian duhet t’i bëjë llogaritë me dy mungesa të sigurta për ndeshjen me Skocinë.

Bëhet fjalë për Elseid Hysajn dhe Migjen Bashën. Dy futbollistë mjaft të rëndësishëm të kuqezinjve, që u ndëshkuan mbrëmë me kartonë të verdhë, dhe për këtë arsye nuk do të jenë në dispozicion të Panuccit për sfidën ndaj skocezëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?