FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shqipëria mund t’i japë fund një rekordi të Italisë

Ndeshja e 24 marsit mes Italisë dhe Shqipërisë do t’i shërbejë kombëtares shqiptare të futbollit jo vetëm për të kaluar momentin e vështirë ku ndodhen, por dhe për të thyer një rekord.

Një fitore e kuqezinjve do t’i jepte fund një ecurie rekord prej 54 ndeshjesh radhazi të përfaqësueses italiane në kualifikueset europiane, gjatë të cilës askush nuk ka arritur t’i mundë, raporton Panorama Sport.

Ka kaluar një dekadë që nga humbja e fundit e Italisë në kualifikuese, kur në shtatorin 2006, Franca e mposhti me rezultatin 3-1 duke u hakmarrë disi për humbjen në finalen e Kupës së Botës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Që atëherë, në ndeshje kualifikuese të Europianit apo Botërorit, Italia nuk ka dalë asnjëherë e mundur nga fusha, duke regjistruar 54 ndeshje pozitive radhazi (40 fitore, 14 barazime), një arritje e jashtëzakonshme, po të merret parasysh se aktualisht në Europë janë vetëm dy skuadra të cilat kanë një seri pozitive dyshifrore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?