Shqipëria sfidon Turqinë, “Plisat” pushtojnë Shkodrën
Shqipëria pret Turqinë në “Loro Boriçi”, e vlefshme për kualifikueset e Euro2020.
Një takim që pritet të jetë mjaft emocionues, diçka e cila ka ngjallur interesin e tifozëve të shumtë nga i gjithë vendi. Në videon e siguruara nga “RTV Ora”, tifozët e parë që kanë udhëtuar drejt Shkodrës janë nga Presheva, të cilët i përkasin grupimit “Plisat”.
Një atmosferë elektrizuese kjo, e cila pritet të ndeze në orën 20:45 edhe impiantin “Loro Boriçi” të Shkodrës.
KOHA JONË SONDAZH

