Shqipëria super favorite ndaj Jordanisë sipas kompanive të basteve

Shqipëria do të zbresë sot në fushë për të luajtur ndeshjen miqësore kundër Jordanisë në “Elbasan Arena” në orën 20:00. Takim që e gjen Shqipërinë të përgatitur për një ndeshje të tillë, ku trajneri Christian Panucci do të ketë mundësinë që të bëjë dhe eksperimentime për të parë të metat e skuadrës para takimit kundër Izraelit për Ligën e Kombeve.

Jordania është e pozicionuar në vendin e 110 në FIFA, ndërkohë që Shqipëria ndodhet afërsisht 55 vende më lartë. Sipas kompanive të basteve, kuqezinjtë janë favorit në letë dhe kuotohen me koeficientin 1.50. Barazimi ndërkohë kuotohet me 3.80, ndërkohë që fitorja e mundshme e Jordanisë kuotohet me 7.00.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?