Shqipëria tjetër medalje në Gjeorgji, Shoraj i bronztë
Krenar Shoraj i siguron një tjetër medalje Shqipërisë në Europianin e Peshëngritjes që po zhvillohet në Batumi të Gjeorgjisë. Shtangisti shqiptar ka arritur që të rrëmbejë medalje bronzi në stilin e shtytjes, me vetëm 195 kg të ngritura, duke zënë vendin e tretë pas armenit Mkrtchyan me 207 dhe Davitadze 200 kg.
Shoraj tentoi që të ngrite 200 dhe 201 kg, por dështoi në të dyja rastet, ndërkohë që në dygarësh zuri vendin e gjashtë. Në stilin e shtytjes ai zënë vendin e 8-të, pasi arriti të ngrej 155 kilogramë. Në dy provat e tjera dështoi respektivisht me 160 dhe 161 kilogramë./R.Lika-Koha Jone/

![]()
KOHA JONË SONDAZH

