Shqipëria U-17 barazon me Kosovën në “vëllazërore”

Shqipëria U-17 nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj bashkëmoshatarëve të tyre, Kosovës, në në miqësoren e dytë “vëllazërore”, që u zhvillua në stadiumin e Shkodrës “Loro Borici”.

Kuqezinjtë e vegjël, të drejtuar nga Dzemal Mustedanagic, nuk arritën të tregonin forcën e vërtetë, por të paktën këtë radhë e shmangën humbjen. Kosova e zhbllokoi rezultatin në minutën e 55-të me anë të Asllanit, por kuqezinjtë reaguan shpejt, duke kthyer baraspeshën në rezultat në minutën e 79-të, pas një finalizimi të bukur të Cahanit nga jashtë zonës.

Ky ishte testi i fundit para kualifikueseve të Europianit që do të zhvillohen në muajin tetor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?