Shqipëria U-19 mund edhe Lacion, sfidon nesër Rumaninë në finale

Kombëtarja U-19 e drejtuar nga trajneri Erjon Bogdani ka fituar ndeshjen e radhës në turneun “Roma Caput Mundi” ndaj C.R Lacio, me rezultatin 2-1. Me këtë rezultat, Shqipëria merr vendin e parë në grup duke siguruar kalimin për në finale. Nesër do të ndeshemi me Rumaninë, e cila sikurse përfaqësuesja jonë është renditur në vendin e parë në grupin e saj.

Përfaqësuesja jonë ka kaluar e para në avantazh në minutën e tetë me anë te Drini Halilit dhe disa minuta më vonë ekipi i Lazios ka barazuar duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin e barabartë 1-1. Në pjesën e dytë golin e fitores e ka shënuar Samuel Nezha. Finalja do të luhet nesër në orën 10:30, kujtojmë se edhe vitin e kaluar ishim në finale me përfaqësuesen e Rumanisë ku e fituam këtë trofe me rezultatin e pastër 2-0.

Në përfundim të ndeshjes trajneri Bogdani theksoi: “Një sukses i merituar i skuadrës. Po shoh një reagim shumë të mirë të ekipit gjatë gjithë lojës. Në këto ndeshje kam konstatuar një këmbëngulje te çunat për të dominuar dhe ia kanë arritur. Rezultatet i kanë dhënë të drejtë. Shpresojmë që edhe këtë radhë të mposhtim në finale Rumaninë dhe të sjellim trofeun në Shqipëri. Një ritëm i tillë duhet të na shoqërojë gjatë gjithë vitit”, u shpreh Bogdani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?