Shqipëria U-19 pa fat, mundet në fund nga një kundërsulm vrastar i Ukrainës (VIDEO)

Shqipëria e 19-vjeçarëve ka debutuar me humbje në kualifikuesete kampionatit europian. Në “Niko Dovana” kuqezinjtë e vegjël u mposhtën nga Ukraina. Një gol 5 minuta para fundit të kohës së rregullt i Mudryk i ardhur në fushë nga stoli ndëshkoi skuadrën e Erjon Bogdanit që pas ndeshjeve të para në grupe pozicionohet në vendin e fundit të grupit 8, me asnjë pikë po sa edhe Norvegjia që ka golevarazh më të mirë.

Në Niko Dovana Shqipëria U-19 bëri një pjesë të parë shumë të mirë, por nuk arriti të gjente dot golin. Në fraksionin e dytë rastet e pastra munguan deri në minutën e 85-të kur miqtë shfrytëzuan një kundërsulm të shpejtë duke realizuar golin që zhbllokoi shifrat. Ndeshjen e radhës Shqipëria e Bogdanit do ta ketë ndaj Sllovakisë në datën 13 tetor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?