Shqipëria vuan për sulmues, Cikalleshi shënon gol spektakolar në Turqi (VIDEO)

Cikalleshi është rikthyer që të jetë protagonist në Turqi, në ditën që shokët e tij luanin sfidën ndaj Izraelit, dhe ku u mundën 0-2.

Sulmuesi i ekipit të Goztepes, ka lënë gjurmë në takimin miqësor që skuadra e tij ka zhvilluar ndaj Altinordu, e përfunduar me rezultatin 1-1. Në minutën e 71-të të takimit, pas një topi të marrë nga mesfusha, sulmuesi shqiptar ka shmangur mbrojtësit kundërshtarë, madje edhe portierin, për të gjetur rrjetën.

Një gol që tregon se bomberi kavajas është në rrugën e duhur për të gjetur formën e tij më të mirë, teksa Panucci duhet të fillojë që ta ndjekë më nga pranë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?