Shqipëria zbulon formacionin ndaj Polonisë, Reja s’ka asnjë surprizë
Edy Reja nuk rezervon asnjë surprizë në formacionin kundër Polonisë që do të luhet në orën 20:45. Strategu italian do të luajë me vendosjen e zakonshme 3-5-2.
Në portë do të jetë kapiteni Etrit Berisha, ndërsa 3-shja e qendrës së mbrojtjes do të përbëhet nga Kumbulla, Gjimshiti dhe Ismajli. Në mesfushë nga krahët do të veprojnë Hysaj dhe Trashi ndërsa në qendër do të aktivizohen Abrashi, Gjasula dhe Bare.
Në sulm trajneri Reja ka konfirmuar Manaj dhe Cikalleshi, edhe pse Uzuni po kalon një formë shumë të mirë.

KOHA JONË SONDAZH

