FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shqipërim Taipi firmos me Kukësin, i bashkohet vëllait të madh

Përveç trajnerit italian Diego Longo, Kukësi ka zyrtarizuar edhe një tjetër futbollist të afruar në merkato. Bëhet fjalë për mesfushorin Shqiprim Taipi, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Skënderbeut në Kategorinë Superiore.

Aido të ketë mundësi të luajë në të njëjtin ekip me vëllanë e tij më të madh, Gjelbërim Taipi, i cili iu bashkua Kukësit që verën e kaluar dhe ka qenë titullar në mesin e fushës.

“Kukësi çdo vit ka qenë ndër vendet e para dhe shpresoj që të jetë ashtu. Më bindi arsyeja që Kukësi thuajse çdo vit luan në Kupat e Europës dhe kjo ishte arsyeja pse u transferova këtu. Më motivon fakti që do të luftojmë për objektiva madhore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shpresoj që të jemi ndër vendet e para. Roli im është mesfushor dhe shpresoj që më shumë të shërbej për shokët se sa të shënoj”, deklaroi Taipi në fjalët e para si futbollist i Kukësit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?