Shqiponja e Mustafit, Federata Angleze merr vendimin përfundimtar

Shkodran Mustafi nuk do të përballet me asnjë lloj ndëshkimin nga Federata Angleze e Futbollit për festën e tij me shqiponjë në fitoren 3-2 të së dielës ndaj Cardiff City.

Mbrojtësi i lindur në Gjermani nga një familje shqiptare nga Maqedonia, festoi me simbolin e kthyer në trend gjatë kohëve të fundit. Festa e tij ngjan dhe kuptohet të jetë një referencë për shqiponjë me dy krena në flamurin kombëtar të Shqipërisë. Mustafi bëri gjestin pas asistimit nga Granit Xhaka, një tjetër lojtar i Arsenalit me origjinë shqiptare.

Duke pasur parasysh rregulloren e FA-së lidhur me deklaratat dhe festimet me karakter politik në lojë, Mustafi rrezikoi dënimin për festimin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, sipas The Indenpedent”, Federata Angleze e Futbollit ka vendosur të mos marrë masa kundër mbrojtësit me prejardhje shqiptare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?