Shqiptari “50 milionësh” shënon dopietë në debutimin e tij në Holandë (VIDEO)
Aventura e Donis Avdijaj ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme në Holandë me fanellën e Willem II, duke debutuar me një dopietë në suksesin 5-0 kundër Heracles. Sulmuesi i përfaqësuese së Kosovës, i cili është i huazuar te klubi holandez nga Schalke 04, ka shënuar dy gola për tre minuta duke i dhënë qetësinë Willem II.
22-vjeçari i kaloi vendasit në avantazh pas 26 minutash lojë duke shënuar një gol mjaft të bukur nga hyrja e zonës pas pasimit nga Akkaynak. Në aksionin e radhës të rrezikshëm janë sërish vendasit që shënojnë dhe protagonist është sërish sulmuesi kosovar, i cili përfitoi pas një topi të kthyer në lojë nga portieri që nuk arriti ta bllokonte gjuajtjen e Ozbiliz.
KOHA JONË SONDAZH

