FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shqiptari sfidon djalin e kriminelit Arkan në boks: E kemi personale, kam biseduar me ta

7 ndeshje në ring pa asnjë humbje, është rekordi i boksierit nga Gjakova i cili aktualisht po përgatitet për përplasjen e radhës në ring.

I lindur në Austri por me origjinë nga Dukagjini i Kosovës bokseri Petrit Mazrekaj me 13 KO po bën përgatitjet për fitoren e radhës.

Ndeshja e rradhës ka zgjuar kureshtje të madhe pasi kundërshtari i tij pritet të jetë Velko Raznjatovic, djali i kriminelit serb Arkan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fillimisht kjo përballje ishte programuar të zhvillohej në muajin gusht, por për shkak të pandemisë nuk u zhvillua. Mazrekja u shpreh se kjo ndeshje do të zhvillohet, por pa vendosur ndonjë datë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Do të zhvillohet. Për fat të keq na ndërhyri pandemia dhe nuk munda t’i sqaroj gjërat në ring.

Kjo punë, si për Raznatovicin dhe për mua, është personale.

Jemi në komunikim me menaxherin, trajnerët e mi dhe kampi i Raznatovicit duan që kontrata të zbatohet me patjetër.

Vendi do të jetë në Gjermani, siç e patëm nënshkruar kontratën. S’ka lëvizur asgjë.

Më presion ka ai prej njerëzve të tij, sesa unë. Kjo pasi krijuar mjaft bujë me deklaratat e tij”, u shpreh Mazrekaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?