Shtatë gjëra që mund të mos i dini për Luka Modric

Luka Modric ishte një nga yjet e Kroacisë gjatë Kupës së Botës në Rusi dhe një nga emrat më të dëshiruar gjatë merkatos së verës. Megjithatë, ai tani ka vendosur të qëndrojë me klubin ku mbylli sezonin e shkuar, Realin e Madridit, duke përbuzur në një farë mënyre interesimin e Interit.

Por, kush ishte Luka Modric përpara se të ishte një talent në futboll.

1. Kujtimi më i keq i fëmijërisë së tij?

Gjyshi i tij quhej gjithashtu Luka Modriç dhe u vra ndërsa futbollisti ishte duke u kujdesur për bagëtinë e tij. “Ishte momenti më i keq i jetës sime”,-kujtoi lojtari. Dekada më vonë, fajtorët u dënuan nga gjykata e Hagës. “Lufta më bëri më të fortë,”-tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

2. Xhaxhai i tij Zeljko zbuloi talentin e djaloshit për futbollin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vëllai binjak i babait të tij ishte futbollist në rininë e tij dhe menjëherë pikasi talentin e nipit të tij, megjithëse u refuzua nga disa akademi për shkak të shtatit të tij të vogël.

3. Përdori copa druri për të mbrojtur këmbët. 

Kundërshtarët ishin të ashpër me goditjet e tyre dhe familja nuk kishte para për të blerë mbrojtje të duhur, kështu që babai i tij u detyruar të gdhende disa copa druri për t’i mbrojtur këmbët.

4. Gjashtë tituj në dy sezone me Dinamo Zagrebin .

Pasi u ftua në vitin 2005 nga Dinamo Zagreb, ai i ndihmoi t’i bëjë ata pothuajse të pamposhtur në Kroaci.

5. Hapi i madh nën drejtimin e Juande Ramos.

Kur trajneri spanjoll ishte në krye të Tottenhamit, ai i bind ata që të bënin nënshkrimin më të shtrenjtë në historinë e tyre duke e sjellë Modric në Premier League për 27 milionë euro.

6. Një fitues te Real Madridi

“Është e vështirë të gjesh një djalosh që e do Real Madridin aq sa ai dhe mund ta shohësh sa herë që luan kundër nesh”,-tha Ivan Rakitic për shokun e tij tek kombëtarja kroate.

7. Trajneri i tij e adhuron atë.

Zlatko Dalic, i cili e udhëhoqi Kroacinë në finalen e Kupës së Botës në Rusi, është i bindur se mesfushori ishte “lojtari më i mirë në turne” dhe përveç kësaj, trajneri beson se ai është një njeri i madh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?