Shtohen problemet te Partizani, Telushi mund të ketë mbyllur sezonin
Te Partizani kanë filluar që të shqetësohen seriozisht për shëndetin e Bruno Telushit. Mesfushori vlonjat është shtruar në spital në fundin e pjesës së parë në ndeshjen kundër Teutës dhe pritej që të martën të dilte.
Mësohet se dalja e tij është shtyrë dhe nuk dihet tashmë se kur do të jetë dita që gjendja e tij do të stabilizohet dhe do të dalë nga spitali. Ai është nën një vëzhgim të rreptë, pasi është dëmtuar cipa e mushkërisë.
Mjekët kanë zbuluar se Telushi kishte ajër në mushkëri dhe nuk e lejojnë të dalë. Në kampin e të kuqve ekziston frika se ai mund të humbasë pjesën tjetër të sezonit.
Mungesa e tij do të jetë një humbje e madhe për të kuqtë që synojnë të mbyllin llogarit për titull që në duelin e radhës ndaj Kukësit.
KOHA JONË SONDAZH

